Skip to content

Analiza

Serbët po shfrytëzojnë tranzicionin presidencial në SHBA, dhe ''simpatinë'' e Trump për rusët

15. 01. 2017 nga Vëzhguesi

treni_serb.jpg

Kjo periudhë e debatueshme e tranzicionit presidencial në SHBA, e mbarsur me dyshime e paqartësi për rolin ndërkombëtarë të SHBA nën Trump, për një devijim substancial kursi në këtë aspekt, si dhe për afrimimin e tij me Rusinë e Putinin, po frymëzon së fundi aleatët historik të Rusisë, dhe në këtë aspekt Serbia (skilja e saj e vjetër) po nxiton të shfrytëzoj këtë meoment, para se gjërat të ndryshojnë përsëri siç ishin.

Shqiptarët e Shqipërisë nuk janë kundër korrupsionit, por xhelozë ndaj të korruptuarve

09. 01. 2017 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Thjesht u vjen inat pse dhe ata nuk janë të korruptuar si të korruptuarit e shumtë në tre pushtetet. Flet puna vete, askush në Shqipëri nuk e raporton dhe denoncon korrupsionin aq masivisht të përhapur. Natyrisht korrupsioni nuk vjen nga qielli, janë shqipot që e bëjnë, një palë jep, tjetra merr, por askush nuk shkon në polici të tregoj për të. Askush.

Uroj që më 2017-n Shqipërinë ta duan edhe shqiptarët

30. 12. 2016 nga Vëzhguesi

Gazeta_1.JPG

Shqipëria sot ngjan me një kamp refugjatësh sirianë (ose ish-sirianë të asimiluar ndër shekuj, siç fqinjët me dashakeqësi jo rrallë na përgojojnë), ku të gjithë nuk duan të gjithë, ku çdokush nuk do asgjë, dhe ku askujt si hyn në sy asgjë. Si në një kamp refugjatësh "sirianë" që presin të ikin, çdo gjë hidhet mbi tokë e rrugë, nga letrat, plehrat, shurra, prezervativët, e ku askujt s'i dhimbset asgjë, nga pyjet, toka, nëntoka e balta.

Një urim për një fillim të ri, në Vitin e Ri

29. 12. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Ja po afrohet Viti i Ri. Një Vit i Ri, një Fillim i Ri. Një Vit i Ri prej të cilit të gjithë ne shpresojmë dhe presim realizimin e objektivave dhe ëndërrave të pa realizuara deri tashti, një Vit i Ri i mundësive të reja, i ndryshimeve pozitive për ne, si individë dhe si shoqëri, si institucione qeveritare dhe shtetërore, por edhe për botën në përgjithësi. Një vit i shpresave, se në mos të gjitha gjërat, atëherë të pakën disa prej tyre do të ndryshojnë për më mirë, si në jetën tonë private dhe familjare ashtu edhe në mjedisin shoqëror e politik ku jetojmë.

Shqiptarët, populli më me kulturë kristiane në Europë që i lutet islamit

24. 12. 2016 nga Vëzhguesi

tradite.jpg

Nga kostumet tradiocionale popullore, qilimat, sexhadet, e deri tek flamuri kombëtar shqiptar, dominon e kuqja, ngjyra qindravjeçare e krishtlindjeve (jo ngjyrat e errëta të islamit). Asnjë popull tjetër në Europë nuk i ka kaq të theksuara nuancat e së kuqes në kulturën e traditën e vet sa shqiptarët. Asnjë popull tjetër në Europë nuk e ka heroin kombëtar mbrojtes te kristianizmit si ne shqiptarët.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar